Aksioni madhështor i Ajaxit kur me nga një të prekur të topit arrin te porta e Juventusit

Carles Puyol, Antoine Griezmann dhe Alessandro Del Piero, janë vetëm disa nga futbollistët e mëdhenj që janë mahnitur nga paraqitja e Ajax në fitoren 1:2 në Torino kundër Juventusit.

Sport

17/04/2019 19:12

Talentët e skuadrës holandeze kanë arritur që me një paraqitje të mirë, të mposhtin edhe Juventusin, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Me lojë emocionuese dhe paraqitje që shfaqte trimërinë, skuadra e Ajax ka bërë që gjithë bota të kthej sytë nga ata, për t’u dhënë respektin e merituar.

Një nga momentet më interesante ishte kur lojtarët e  Ajax me 12 të prekura të topit, të cilat pothuajse të gjitha ishin me të prekurën e parë, arritën që nga porta e të shkonin deri te zona e Juventusit, duke provuar një goditje e cila u bllokua nga Leonardo Bonucci.

Momente si këto, jo shumë skuadra sot mund të ofrojnë në futboll./Lajmi.net/