Aksion kundër kontrabandës së telefonave

Dogana e Kosovës ka filluar një aksion kontrolli në Prishtinë, me të cilin po heton kontrabandën e telefonave celularë. Aksioni po zhvillohet aktualisht nëpër dyqanet e telefonave, në disa pjesë të qytetit.

Lajme

20/01/2014 16:14

Një aksion për kontrollimin e kontrabandës me telefona celularë ka filluar në pjesë të ndryshe të qytetit, në Prishtinë.

Pjesëtarë të Doganës së Kosovës aktualisht po kontrollojnë nëpër dyqanet / firmat që merren me shitjen e telefonave celularë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar këtë aksion për lajmi.net.

“Këto janë kontrolla normale dhe duhet të shohim nëse ka telefona celularë të kontrabanduar. Por, ende nuk mund të themi sakt se nga cilat vende janë kontrabanduar dhe për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Stavileci.

Foto: lajmi.net