Aksion i inspektorëve dhe policisë në Malishevë, mbyllin lokalet që nuk respektuar urdhëresat

Tashmë janë regjistruar 62 raste me COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës.

Lajme

07/04/2020 15:38

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli, për lokalet afariste të cilat kanë thyer urdhëresat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht për mos ofrim të shërbimeve nga disa lokale afariste. Me këtë rast kanë mbyllur disa lokale, si dhe personat përgjegjës janë shoqëruar në polici, për procedurë të mëtutjeshme.

Pas këtij aksioni, inspektorati komunal, ka filluar me njoftimin e bizneseve të cilat, me urdhëresën e sotme, për masat shtesë, ku ju është bërë e ditur të gjitha bizneseve, se nuk kanë të drejtë të punojnë, deri në një vendim tjetër.

Urdhëresa për masat shtesë, përveç atyre të marra nga qeveria, kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, pasi tashmë janë regjistruar 62 raste në territorin e Komunës së Malishevës. /Lajmi.net/