Aksidentohet zëvendësministri në detyrë

Është aksidentuar zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.

Lajme

22/08/2019 23:54

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident.

Zeka për lajmi.net e ka konfirmuar këtë, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka për lajmi.net.

Në anën tjetër në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj. /Lajmi.net/