Aksidentohet vetura e policisë, lëndohet një polic

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Prishtinë, mes dy veturave, njëra nga to zyrtare.

Lajme

21/04/2021 17:02

Zyrtari policor që ka pësuar lëndime trupore ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

Këto informacione janë konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti. /Lajmi.net/