Aksidentohet një autobus nga Irani në Turqi, lëndohen 20 persona
Si pasojë e përmbysjes në një greminë të një autobusi pasagjerësh me targa të Iranit, në qarkun Narman të qytetit Erzurum në Turqi, u lënduan 20 persona.
Bota
Sipas informacioneve të marra, autobusi i cili ishte duke shkuar në drejtim të qytetit Kars, në qarkun Narman u aksidentua në një greminë.
Nga 24 pasagjerë të cilët ishin në këtë autobus janë plagosur 20 shtetas iranian. Të plagosurit me ambulanca janë dërguar në spitalet në Erzurum dhe ndodhen nën trajtim mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e xhandarmerisë dhe të policisë kanë marrë masa të mëdha të sigurimit në vend ngjarje. Nga ana tjetër, disa pasagjerë të cilët nga ky aksident nuk pësuan lëndime, pretenduan se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e shoferit./ lajmi.net