Aksidentohet autobusi i kombëtares së Zvicrës, përplaset me veturën e policisë

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka udhëtuar më së miri drejt stadiumit, për ndeshjen ndaj Brazilit. Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Brazilin, me fillim nga ora 17:00. Por, dita nuk shkoi si më së miri. Raportimet e mediave bëjnë të ditur se autobusi i kombëtares së Zvicrës u aksidentua me një veturë policie,…

Sport

28/11/2022 16:53

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka udhëtuar më së miri drejt stadiumit, për ndeshjen ndaj Brazilit.

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Brazilin, me fillim nga ora 17:00. Por, dita nuk shkoi si më së miri.

Raportimet e mediave bëjnë të ditur se autobusi i kombëtares së Zvicrës u aksidentua me një veturë policie, përcjell lajmi.net.

Për fat të mirë, asnjëri prej lojtarëve nuk është lënduar dhe e gjithë skuadra mbërriti mirë në stadiumin 974.

Zvicra luan në grupin G. Mbetet të shihet se si do të bëjnë ata përballë Brazilit. /Lajmi.net/