Aksidentohet autobusi i kombëtares së Bullgarisë në futboll – mesfushori Todor Neldev mbetet i lënduar rëndë

Mesfushori Todor Nedelev iu nënshtrua një operacioni në kokë në Tbilisi pasi autobusi i ekipit kombëtar i Bullgarisë pati një aksident rrugor pas mbërritjes në Gjeorgji të premten vonë.

Sport

11/06/2022 09:30

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet bullgare, pos lojtari, pjesa tjetër nuk kanë pësuar ndonjë lëndim serioz dhe janë mirë me shëndet.

Bullgarët do të luanin ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të Ligës së Kombeve të dielën. Në aeroportin e Tbilisit ekipi u nda në dy grupe për t’u çuar në hotel me dy autobusë. Shoferi i autobusit të dytë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar përplasje, thonë nga Unioni Bullgar i Futbollit.

Ekipi i Nedelev Botev Plovdiv raportoi se Nedelev ishte në gjendje stabile pas operacionit. Mjekët i hoqën një fragment kocke dhe një copë xhami nga kafka e tij.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë pritet të luhet, por po shqyrtohen opsione të tjera. /Lajmi.net/