Aksidentohet auto-cisterna në magjistralen Prishtinë-Pejë

Në magjistralen Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajme

07/06/2016 15:38

Një auto-cisternë, është aksidentuar duke u kthyer horizontalisht në mes të magjistrales.

Në foton e dërguar në lajmi.net, nga një lexues shihet se auto-cisterna ka bllokuar të dy korsitë e rrugës.

Ndërsa, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.