Aksidentohet Agushi, thyen këmbën (FOTO)

Rekordmeni kosovar, Agim Agushi që ka rekorde botërore dhe Guinnes duke zhongluar topin me kokë, ka pësuar një aksident.

Sport

24/11/2016 20:13

Sot, me datë 24.11.2016 ishte planifikuar që nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetovës të mbahej rekordi botëror nga Agim Agushi.

Por, fatkeqësisht gjatë rrugës nga Vitia për në Tetovë është aksidentuar autobusi që transportonte nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” ku ishte edhe vet rekordmeni kosovar, Agim Agushi, shkruan IndeksOnline

Në një fotografi të dërguar nga një fans shihet rekordmeni, që ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe disa gërvishtje në dorën e majtë, ndërsa nga nxënësit fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Agim Agushi tha se gjithsesi ky rekord do të vendoset në një datë tjetër dhe Tetova përsëri do të shënohet në listën e rekordeve botërore.

Ne i urojmë Rekordmenit, Agim Agushi shërim sa më të shpejt dhe e presim që të rikthehet me rekordet e reja botërore dhe Guinness.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.