Aksidentohen ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi

Në mesin e tre veturave që u aksidentuan sonte para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë qenë edhe të dy ministrave, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.

Lajme

07/02/2022 21:47

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë”, shkruan Besimi.

Një aksident ka ndodhur në udhëkryqin para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Nga pamjet shihet se në aksident janë të përfshira tre vetura të cilat kanë qenë duke udhëtuar paralelisht.

Dy vetura janë me targa të Shkupit, kurse njëra është veturë zyrtare.

YouTube player