Aksidentohen dy mërgimtarë në Serbi
Dy kosovarë, janë përfshirë në një aksident trafiku në Serbi.
Lajme
Mediat serbe raportojnë se aksidenti ka ndodhur sot në hyrje të Kurshumlisë, shkruajnë mediat kosovare.
Aksidenti ka ndodhur mes veturës së kosovarëve dhe një tjetër serbe.
Mësohet se, vetura ‘Yugo’ që ndodheshin dy serbë, është shtypur pothuajse plotësisht, ndërkaq me dëme materiale përfundoi edhe vetura e tipit “Audi” e kosovarëve të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda./albinfo