Aksidentohen dy këmbësorë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia jep detaje

Dy persona janë goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajme

17/07/2019 16:18

Për shkak të goditjes nga një veturë, dy persona janë lënduar sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 14:30 dhe dy këmbësorët që kanë marrë lëndime trupore nga ky aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pasuar dy këmbësorët. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut. /Lajmi.net/