Aksidentohen dy kamionë në Vushtrri, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Vushtrri.

Lajme

19/06/2019 13:43

Dy kamion janë ndeshur në mes vetë para pakë çasteve, raporton lajmi.net.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë –Mitrovicë në dalje të Vushtrrisë .

Mësohet se të paktën një persona ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Në aksidentin ku janë përfshirë dy kamionë, një person ka mbetur i lënduar dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Për momentin i kemi këto informacione”, ka treguar Avni Zahiti për lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni një xhirim amator të aksidentit. /Lajmi.net/