Aksidentohen 150 automjete në SHBA (video)

Një aksident masiv në autostradën "Interstate 94″ të Michiganit ka detyruar autoritetet të evakuojnë zonën pasi në mesin e automjeteve të përfshira ishte edhe një kamion i ngarkuar me acid formic dhe një tjetër me fishekzjarrë.

Bota

10/01/2015 11:54

Rreth 150 automjete u përshinë në aksidentin që ndodhi për shkak të ngrica në rrugë por kur dy kamionë me lëndë të rrezikshme u përshinë nga flakët, autoritetet ndërhynë për të larguar banorët nga zona e rrezikut.

Policia tha se zona që ndodhet në jug të Michiganit, u evakua në një rreze prej 5 kilomerash, nga frika e një shpërthimi të mundshëm, por pas djegies së gjithë sasisë së acidit formik, situata e emergjencës u tërhoq.

Sipas autoriteteve shëndetësore acidi formic mund të shkaktojë irritim të syve, lëkurës dhe fytit.

Si pasojë e përplasjes një person mbeti i vdekur, 10 u plagosën dhe 6 makina me trajlera morën flakë, ndërsa gjithë fishekzjarrët u dogjën. Në total në aksident u përfshinë rreth 150 automjete.

Superstrada Interstate 94 që lidh liqenet e mëdha me zonat malore në qendër të shtetit, u mbyll për disa orë në të dyja kahet.

Ky raportohet si aksidenti më i rëndë deri tani si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë rajonin prej ditësh në bregun lindor në SHBA.