Aksidenti në Zveçan u shkaktua nga vozitësi që mbeti i vdekur, familjarët refuzuan ta çojnë trupin në IML
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Rudare të Zveçanit. Policia ka thënë se i dyshuari mashkull shtetas (serb) i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull boshnjak-shtetas i Serbisë. Si pasojë…

Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Rudare të Zveçanit.
Policia ka thënë se i dyshuari mashkull shtetas (serb) i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull boshnjak-shtetas i Serbisë.
Si pasojë e aksidentit, i dyshuari ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa viktima ka pësuar lëndime.
Vdekjen e të dyshuarit e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin në Mitrovicë-Veri, ndërsa, viktima është dërguar për tretman mjekësor në të njëjtin spital.
Prokurori lidhur me rastin, ka vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, por ka qenë refuzimi i familjarëve për ta dërguar në IML dhe i njëjti u është dorëzuar familjarëve. /Lajmi.net/