Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kjo është gjendja e shtatë të lënduarve

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Penuh të Podujevës, ku si pësojë humbi jetën një grua dhe shtatë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Lajme

31/12/2018 17:28

Mjekun kujdestar, Avdush Bajgora ka treguar se të aksidentuarit janë në gjendje shumë të rëndë.

“Shtatë të aksidentuarit janë në gjendje mjaft të rëndë, momentalisht asnjëri nuk është në kujdesin intensiv pasi janë duke u bërë analizat por dy eventualisht tre do të shkojnë në kujdesin intensiv pasi janë në gjendje më të rëndë” ka thënë Bajgora për Klan Kosova.

Ndërsa, në këtë aksident ishin të përfshirë tri automjete.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në ketë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arrite të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë, ndërkohe që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeit. /Lajmi.net/