Aksidenti në Arbëri, policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në lagjen Arbëria ndërmjet një motoçiklete dhe një veture.

Lajme

24/05/2019 17:55

Nga rasti i lënduar ka mbetur motoçiklisti ndërsa policia po merret me rastin, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 16:00 në lagjen Arbëria ka ndodhur një aksident rrugor mes një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për rajonin e Prishtinës për lajmi.net.

Nuk dihet për gjendjen e të lënduarit. /Lajmi.net/