Aksidenti me fatalitet në autostradë – Policia tregon se viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi për Lipjan. Një person ka ndërruar jetë në këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura. Policia ka njoftuar se viktima e aksidentit ka qenë nga Maqedonia e Veriut. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa një person është…

Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi për Lipjan.
Një person ka ndërruar jetë në këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura.
Policia ka njoftuar se viktima e aksidentit ka qenë nga Maqedonia e Veriut.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa një person është arrestuar.
“Autostrada Arben Xhaferi – Drejtimi Lipjan / 17.07.2024 – 20:40. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.