Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë, bllokohet komunikacioni (Foto)

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe mëngjisin e sotëm, kanë bërë që numri i aksidenteve në komunikacion të rritet. Një aksident zinxhiror që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ka bllokuar komunikacionin.

Lajme

02/12/2014 12:18

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër automjete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar rënd.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të veturave. (KosovaPress)