Aksident zingjiror mes tri veturash në Fushë Kosovë

Një aksident mes tri veturash ka ndodhur para pak çastesh në Fushë-Kosovë. Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar pamje në adresë të redaksisë, ndërsa siç shihet aksidenti ka qenë zingjiror. I njëjti nuk duket të ketë qenë i rëndë, përveç dëmeve të lehta materiale. Lajmi.net tashmë ka dërguar pyetje në drejtim të autoriteteve për të mësuar…

Lajme

02/06/2023 20:50

Një aksident mes tri veturash ka ndodhur para pak çastesh në Fushë-Kosovë.

Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar pamje në adresë të redaksisë, ndërsa siç shihet aksidenti ka qenë zingjiror.

I njëjti nuk duket të ketë qenë i rëndë, përveç dëmeve të lehta materiale.

Lajmi.net tashmë ka dërguar pyetje në drejtim të autoriteteve për të mësuar më shumë rreth kësaj përplasjeje të lehtë.

Me të marrë informacionin, do t’ju raportojmë në kohë reale.