Aksident trafiku: Vdes një person, 4 të lënduar

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Ohër-Strugë në afërsi të Euro Hotelit, transmeton zhurnal.mk

Lajme

25/10/2015 10:43

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski informoi se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 20 kur vetura e tipit “Fiat Karavan” nga arsye të panjohura ka dal nga rruga.

“Një person i lindur në vitin 1986 nga Kërçova e ka humbur jetën, një është dërguar në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji ‘Shën Erazmo’ në Ohër, ndërsa tre në spitalin e Strugës”, deklaroi Dimovski.

Nga spitali në Strugë informuan se dy nga personat e lënduar pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi, ndërsa njëri është dërguar në spitalin special “Shën Erazmo”.

Kontroll në vend ngjarje kreu edhe prokurori publik në prezencën e ekipeve policore nga policia rrugore në Strugë. Policia po i vërteton arsyet për shkak të së cilës ka ardhur deri te dalja e veturës nga rruga./lajmi.net