Aksident trafiku në Sllatinë, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Sllatinë me ç’rast një person ka pësuar lëndime.

Lajme

17/03/2019 18:12

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Sllatinë, ku një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Datu Hoxha.

“Është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në Sllatinë, ku janë të përfshira dy automjete. Përveç dëmeve materiale, një person ka marrë lëndime të lehta”, ka treguar Hoxha për lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se njësitet policore janë duke u marrë me rastin për procedurat e mëtejme. /Lajmi.net/