Aksident trafiku në Shipol të Mitrovicës, ka të lënduar
Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Lajme
Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë 3 vetura, të cilat kanë janë aksidentuar në mes veti.
Siç raporton “Jepi Zë”, në këtë aksident ka edhe të lënduar pasi në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca e ndihmës së shpejtë.
Po ashtu Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes në kohë të shkurt dhe është marrë me shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin.