Aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për lajmi.net se rreth orës 17:00 Policia ka pranuar informatën për aksidentin. “Sot rreth orës 17:00…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për lajmi.net se rreth orës 17:00 Policia ka pranuar informatën për aksidentin.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor,” ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit./lajmi.net/