Aksident i tmerrshëm hekurudhor në Iran (Video)

Të paktën 15 persona vdiqën dhe më shumë se 20 të tjerë u lënduan në një aksident hekurudhor, ka thënë kreu i agjencisë iraniane të Gjysmëhënës së Kuqe, Ali Asgar Ahmadi Mer.

Bota

25/11/2016 14:09

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një tren pasagjerësh u përplas me një tjetër kompozicion vagonësh, në një stacion rreth 250 kilometra nga Teherani.

Po sipas medieve të huaja, katër nga të vdekurit ishin punëtorë të hekurudhave që ishin në tren në kohën e përplasjes.

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane njoftoi se në vendin e ngjarjes ishin dërguar autoambulanca dhe helikopterë të cilët po evakuojnë të plagosurit.

Gjithashtu është paralajmëruar për një numër më të madh të të vdekurve nga ky aksident.

YouTube player