Aksident te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Lajme

14/03/2019 07:53

Para pak çastesh në udhëkryqin te Qendra e Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, raporton lajmi.net.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura mirëpo, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Njësiti i policisë ka dalë në vendin e ngjarjes por akoma nuk dihet se si ka ardhur deri te ky aksident.

Për shkak të këtij aksidenti edhe qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të qytetit është vështirësuar.  /Lajmi.net/