Aksident i rëndë në Drenas (Foto)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave të tipit Mercedes dhe Golf, në fshatin Zabeli i ulët të komunës së Drenasit.

Lajme

06/06/2016 09:58

Nuk dihen mirë shkaqet, megjithatë mund të jenë edhe nga lagështia e tokës pas reshjeve të shiut, dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, shkruan lajmi.net.

Sipas dëshmitarëve ka të lënduar dhe me të arritur Ambulanca ata janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, e gjithashtu në njërën nga veturat dyshohet se kishte edhe fëmijë.

Nuk është raportuar për detaje tjera, megjithatë si shkak i aksidentit në komunikacion është krijuar kolonë. /lajmi.net