Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, vdes 20-vjeçari

11:01 | 10 Prill 2016

Policia shqiptare

Një aksident i ka marrë jetën një 20-vjeçar në aksin Fier-Lushnjë.

 

Ermal Mara ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

Mësohet se i riu udhëtonte vetëm me një makinë tip “Ford”, me targa AA 44 4JO.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./shekulli