Aksident, polici lëndohet rëndë
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur nga një veturë para pak orëve në rrugën që çon drejt Kaçanikut.

Lajme
Këtë rast e ka konfirmuar major Basri Shabani, i cili ka thënë se polici është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur nga një veturë, tek sa ishte duke ecur dhe ka marrë lëndime të rënda. Policit të aksidentuar i është dhënë ndihma e parë, pastaj është transportuar për në QKUK”, ka thënë Shabani për Indeksonline.