Aksident në Vushtrri, gjashtë të lënduar

10:05 | 14 Nentor 2019

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë.

Të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, përcjell lajmi.net.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kombi.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, njofton policia. /Lajmi.net/