Aksident në Rrugën e Kombit, vdesin 3 kosovarë (Foto)
Një aksident i rëndë rrugor i cili ka marrë jetën tre personave ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit.

Lajme
Në këtë aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në zonën e Kukësit kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë janë kanë shpëtuar vetëm me lëndime. Aksidenti ku janë përplasur dy vetura, një Volksëagen dhe një BMË X5 me targa të Kosovës, ka ndodhur në në urën e Uzinës, në Gjegjan të Kukësit.
Viktimat mësohet se janë pjesëtarë të një familje nga Kosova, një vajzë, një djalë dhe një grua.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë.