Aksident në rrugën “Agim Ramadani”

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta me parë në rrugën "Agim Ramadani", përkatësisht tek Ministra e Arsimit në Prishtinë.

Lajme

29/10/2020 11:30

Në këtë aksident janë përfshi dy vetura, derisa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar pamje nga ky aksident.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera.