Aksident në pjesën veriore të Mitrovicës, dy të lënduar
Dy persona të rinj janë lënduar sonte në[pjesën veriore të Mitrovicës në një përplasje ku kanë marrë pjesë katër automjete.

Lajme
Shefi operativ rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq deklaroi se shkak i aksidentit sipas të gjitha gjasave është shpejtësia e pa përshtatur kushteve në rrugë.
Si njoftojnë mediat serbe, përplasja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, në rrugën Kral Petar, e cila është mbyllur për trafik dhe ai po riorientohet në rrugë alternative.