Aksident në Mramor, lëndohen dy persona
Dy persona në fshatin Mramor janë lënduar si pasojë e një aksidenti.

Lajme
Në fshatin Mramor të Prishtinë, dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 14:20.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Golf 4” dhe një kombi “Mercedes”.
“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, 1. V. W. Golf 4 dhe. 2. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë. Dy persona raportohet te kenë marr lëndime trupore”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
Hoxha ka bërë apel tel të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor e në veçanti t’iu përmbahen shenjave dhe të kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes.
Sipas Hoxhës tejkalimi i shpejtësisë është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh edhe përfudnojnë me fatalitet. /Lajmi.net/