Aksident në Miradi të Ulët, vështirësohet qarkullimi rrugor

Një aksident trafiku ka ndodhur në Miradi të Ulët në Fushë Kosovë.

Lajme

07/06/2020 20:08

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Miradi e Ulët e Fushë Kosovës.

Sipas fotografive në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku për pasojë edhe është vështirësuar qarkullimi rrugor në këtë pjesë.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/