Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vetura del jashtë rruge (Foto)

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Parallovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë, vetura ka humbur drejtimin duke u përplasur jashtë rruge.

Lajme

14/08/2015 13:58

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili pranoi se në orën 12:30 ka ndodhur një aksident.

“Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para besohet se bëhet fjalë për një aksident ku vozitësja shqiptare shtetase e Kosovës  e humbë kontrollin mbi automjet duke u përplasur jashtë rruge. Fatmirësisht aksidenti ka kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore, gjersa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme material. Trafiku rajonal është duke e hetuar rastin”, ka thënë Hashani për lajmi.net.

11880119_10153424826796049_1559198230_n 11857681_10153424826681049_186353090_n