Aksident në Leposaviq: Pesë të lënduar, njëri nga ta në gjendje kritike

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Leposaviqit. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës. Ai tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë. “Po, ka ndodhur një aksident…

Lajme

09/12/2025 19:46

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Leposaviqit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës. Ai tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Po, ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Leposaviqit. Kemi pesë të lënduar, ku katër prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje kritike”, deklaroi Baliqi.

 

Sipas tij, i lënduari rëndë është dërguar në repartin intensiv të spitalit të Mitrovicës së Veriut.