Aksident në Lapnasellë me dy të lënduar, ushtari FSK-së shpëton jetë (Foto)

Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si rezultat i një aksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Lapnasellë. Në këtë aksident ishin përfshirë disa mjete transportuese, raporton indeksonline.net.

Lajme

17/06/2015 19:25

Shpend Bllaca, pjesëtar i FSK-së ka intervenuar dhe i ka ndihmuar të lënduarit i cili nga lëndimi që kishte marrë po kapërdinte gjuhën. Ushtari i FSK-së, arriti t’ia kthente frymëmarrjen, dhe i njëjti ishte kujdesur për disa minuta deri në momentin e arritjes së Ndihmës së Parë në vendin e ngjarjes.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes që i ka siguruar indeksonline.net.

Foto e aksidentit2 Fotot e aksidentit 1