Aksident në Koretin të Kamenicës, vdes një person
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Koretin të Kamenicës
Lajme
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës dhe viktima është i moshës 50 vjeçare.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se bëhet fjalë për një vetëaksident.
“Person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetëaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani për Klan Kosova.