“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar. Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtet./Lajmi.net/