Aksident në Kaçanik, tetë persona të lënduar

Në rrugën magjistrale në Kaçanik gjatë orëve të mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar tetë persona.

Lajme

14/08/2018 11:15

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të gjithë viktimat në këtë rast janë duke pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona  K-Shqiptar. Viktimat  janë dërguar në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/