Aksident në Kaçanik, humb jetën një person

Në një aksident trafiku, në afërsi të fshatit Duraj të Kaçanikut, ka humbur jetën një person. 

Lajme

26/05/2014 17:45

Policia rajonale e Ferizajt ka raportuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën Shtërpcë-Fusha e Pajtimit, ku sipas raporteve të para, ngasësi B.Z. shtetas i Maqedonisë, 28 vjeç, duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi timonin e automjetit BMW 318 dhe ka dal nga rruga duke rënë në humner me ç’rast lëndime të rënda kanë marr edhe dy pasagjerë në veturë. 

\”Nga ana e mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e ngasësit, kurse dy të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore në Emergjencën e Ferizajt\”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi. 

Mësohet se me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.