Aksident në Gjilan, lëndohen tre persona

Një veturë është aksidentuar në rrugën Qarkore në drejtim të rrugës Cërrnicë-Kravaricë në komunën e Gjilanit. Vetura e ka humbur kontrollin dhe për pasojë lëndime kanë marrë tre persona.

Lajme

01/06/2015 21:50

Selami Kurteshi, zëdhënës i Spitalit të Gjilanit, tha për rajonipress se vetura e cila vozitej nga një femër ka humbur kontrollin dhe është vetë-aksidentuar. Kurteshi tha se tre të lënduarit janë dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjilanit dhe janë duke u trajtuar.

Sipas mjekut kujdestar, në ekzaminimin fillestar vërehen lëndime sipërfaqësore me gërvishtje dhe pacientët janë me vetëdije.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani. Sipas tij, vozitësja femër dhe dy pasagjerët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.