Aksident në Bulqizë, furgoni bie në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Qafë Bualli-Krastë, në Bulqizë, ku një furgon ka rënë në greminë.

Lajme

06/07/2018 18:59

Mësohet se furgoni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një greminë, nga rreth 50 metra lartësi, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës.

Furgoni drejtohej nga shtetasi Y.H, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.