Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Lajme

16/07/2019 16:31

Dy automjetet janë përplasur në afërsi të fshatit Paperr.

Forcat e Zjarrfikëseve janë gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet e tyre.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije janë dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet e kryera thuhet se si pasojë e kushteve klimaterike, automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë./tch

YouTube player