Aksident mes tri veturave në Podujevë, lëndohen katër persona

19:14 | 25 Gusht 2019

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku për pasojë janë lënduar katër persona.

Mëngjesin e sotëm në fshatin Zakut të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar katër persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Kërrpimeh -Podujeve, saktësisht  në fshatin Zakut”, ka treguar Ahmeti.

Ajo po ashtu ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse. /Lajmi.net/