Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.

Lajme

09/07/2020 17:21

Rreth orës 16:00 në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tregoi Ahmeti.

Ajo ka thënë se me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut. /Lajmi.net/