Aksident me të lënduar në Veternik, rrokulliset vetura (Foto)

Një aksident me të lënduar ka ndodh rreth orës 15:50 në Prishtinë, konkretisht në lagjen Veternik.

Lajme

12/08/2017 16:13

Gjendja e të lënduarve nuk dihet, mirëpo në vendin e ngjarjes shihet ambulanca teksa bart të lenduar për tretman mjekësor në QKUK, raporton lajmi.net.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre është rrokullisur ndërsa, tjetra ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Edhe policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Ky aks rrugor është bllokuar duke bërë kështu të krijohet kolonë e gjatë, deri sa të largohen veturat e aksidentuara nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/

20794784_10155342806951049_1709864988_o 20794954_10155342806996049_1759647782_o