Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një person

Mbrëmë rreth orës 19:30, në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.

Lajme

06/03/2017 10:06

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi A3” dhe vetura e tipit  “Golf II”, që të dyja  me targa  të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për:

A.Z. 43 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( vozitësi i veturës Golf II ), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.

Ndërsa personi tjetër i lënduar është: A.Z. 13 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, (pasagjere në veturën Golf II ) e cila pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është liruar nga QKUK-ja.

Lidhur me këtë aksident një person ( ngasësi i Audi -së) është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/